Jonida Sela

 

 

 

Shkarko CV

Dr. Jonida Sela është diplomuar në degën “Aktrim” në vitin 2007 pranë Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve). Prej përfudnimit të studimeve dhe në vitet në vazhdim jep lëndën e Fjalës Artistike, në Fakultetin e Artit Skenik pranë Universitetit të Arteve. Ka një eksperiencë të gjatë mbi teknikat dhe metodat e të folurit në skenë.

Në vititn 2019 merr gradën “Doktor”, pranë IAKSA me temën “Rite motmoti në Korçë dhe rrethina”.

Ka realizuar disa artikuj shkencorë, të cilët kanë në fokus ritet kalendarike dhe format e organizimit të tyre, kryesisht në zonën e Korçës. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit gjithmonë duke pasur nën vëmendje ritin, format e trajtimit të tij qoftë si element folklorik por edhe si element spektakli e performance. Interesat e saj janë kërkimi në fushën e riteve, karnavaleve dhe shfaqjeve popullore.

Në vitin 2020 ndërmori dhe realizoi projektin “Arapët e Polenës”, i cili është një kërkim shkencor dhe paraqitje me fotografi i ritit të Arapëve, me synim dokumentimin dhe trajtimin e formave të ndërtimi të maskave dhe shfaqjeve popullore në fshatin e Polenës.

Drejtuesit ndër vite

1961 – 1979: Prof. Zihni Sako

1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi

1988 – 1993: Prof. Dr. Ali Xhiku

1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta

1995 – 1999: Prof. Dr. Agron Xhagolli

1999 – 2007: Prof. Dr. Afërdita Onuzi

2008 – 2017: Prof. Dr. Miaser Dibra

2017 dhe në vazhdim: Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL