Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

 

Drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

 

Shkarko CV

Nebi Bardhoshi (Prof. asoc. dr.), është drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë nga shtatori i vitit 2017.  Para se të zgjidhej në këtë detyrë, ka qenë drejtues i  Departamentit të Etnologjisë, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Nga viti 2015,  Bardhoshi është  Researcher Fellow në Graduate School for East and Southeast European Studies, Regensburg, Gjermani.  Ndërsa në vitin 2017, ishte profesor i lëndës “Property and Anthropology of Law”, në Universitetin e Regensburgut, Fakulteti Filozofi-Teologji, Gjermani. Në karrierën e tij pedagogjike brenda dhe jashtë vendit prof. as. dr Bardhoshi, ka dhënë leksione kryesisht në lëmin e antropologjisë të së drejtës, antropologjisë social-kulturrore dhe historisë së shtetit dhe së drejtës.

Karrierën akademike Bardhoshi e filloi në vitin 2002 , si kërkues shkencor pranë Departamentit të Etnologjisë, Instituti i Kulturës Popullore, (sot  IAKSA), Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Pas formimit universitar në fushën e drejtësisë (ligj) në Fakultetin e Tiranës, Bardhoshi kreu studimet në nivel master dhe doktoraturë, në lëmin e etnologjisë të së drejtës, me fokus specifik çështjen dhe  marrëdhënien e pronësisë, pranë Fakultetit Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Titullin “Prof. as” e mori pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit Tiranë, në vitin 2012.

Fushat kryesore të interesit shkencor të tij janë antropologjia e së drejtës, ajo e pronës, dhe e shtetit. Në vitin 2011 botoi librin Gurtë e Kufinit: kanuni, prona, strukturimi social, ndërsa librin Antropologjia e Kanunit në vitin 2015. Në vitin 2018 pritet të botohet libri Etnografia në situatën diktatoriale: Dija, pushteti, holokausti ynë me bashkautor dr. Olsi Lelaj. Është autor i shumë artikujve studimorë.  Bashkeditor i vëllimit Social Practices and Local Reconfiguration in the Balkans (2013), si dhe i numrit special të revistës Urbanities, 2017, ‘The Dreams and Nightmares of the City Development: Urban Planning, Ideologies and Social Movements in Contemporary Cities”. Një interes më specifik Bardhoshi ka mbi historinë e mendimit antropologjik e, posaçërisht në shqyrtimin e raporteve të dijes me pushtetin në etnologjinë shqiptare gjatë periudhës komuniste dhe post-komuniste.

Drejtuesit ndër vite

1961 – 1979: Prof. Zihni Sako

1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi

1988 – 1993: Prof. Dr. Ali Xhiku

1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta

1995 – 1999: Prof. Dr. Agron Xhagolli

1999 – 2007: Prof. Dr. Afërdita Onuzi

2008 – 2017: Prof. Dr. Miaser Dibra

2017 dhe në vazhdim: Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL