Dr. Olsi Lelaj

 

Përgjegjës i Departamentit të Etnologjisë (IAKSA)

 

Shkarko CV

Olsi Lelaj është kërkues shkencor në fushën e antropologjisë së modernitetit pranë Departamentit të Etnologjisë në IAKSA. Nga shtatori 2017 është përgjegjës i Departamentit të Etnologjisë.

Hulumtimet e tij, ndër të tjera, përfshijnë çështje që lidhen me: proceset klasëformuese dhe rolin e shtetit në modernitet; dijen etnografike në kontekste diktatoriale; ideologjitë moderne dhe intelektualët; hapësirat urbane postkomuniste.

Ai është autor i monografisë Nën shenjën e modernitetit: antropologji e proceseve proletarizuese gjatë socializmit shtetëror në Shqipëri (2015).

Artikujt e tij studimorë janë botuar në revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu, ai është bashkëthemelues i seminarit permanent Përthyerje Antropologjike dhe Laboratorit të Antropologjisë Vizuale.

Drejtuesit ndër vite

1961 – 1979: Prof. Zihni Sako

1979 – 1988: Akademik Alfred Uçi

1988 – 1993: Prof. Dr. Ali Xhiku

1993 – 1995: Prof. Beniamin Kruta

1995 – 1999: Prof. Dr. Agron Xhagolli

1999 – 2007: Prof. Dr. Afërdita Onuzi

2008 – 2017: Prof. Dr. Miaser Dibra

2017 dhe në vazhdim: Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi

2017 © AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA.