arkivi i etnografisë (departamenti i etnologjisë)

Etnografia e shkruar: Ky arkiv ruan dosje origjinale me materiale shkrimore, që përmbajnë lëndë etnografike të mbledhur në terren nëpër ekspedita kërkimore lidhur me zakonet e jetës shoqërore, jetën shpirtërore, ritualet jetësore, të drejtën zakonore, mënyrën e jetesës dhe dukuri të tjera të shoqërisë shqiptare.

Arkiviste: Dr. Mimoza Shqefni

arkivi i kulturës materiale (departamenti i etnologjisë)

Fondi i përzier (Dru-Metal-Qeramik-Porcelan): Në fondin e përzier ka 8.785 objekte. Disa prej objekteve të këtij fondi janë mjaft të hershme. Pjesa më e madhe janë kryesisht objekte të periudhës 1850-1980. Shumica e objekteve janë të ekspozueshme.

Arkiviste: znj. Vilma Nallbani

Fondi tekstil-lesh: Ka një koleksion të pasur të veshjeve popullore të krahinave të ndryshme të vendit, të tekstileve të leshta, të pambukta e të mëndafshta. Në këtë fond janë 12630 objekte.

Arkiviste: znj. Migena Dukagjini

arkivi i fotografisë (departamenti i etnologjisë dhe departamenti i folklorit)

Fototeka-Skicoteka: Arkiv i kujtesës vizive të shqiptarëve, i cili dokumenton jetën e përditshme, traditat, zhvillimet folklorike e muzikore në nivele lokale e nacionale.

Arkiviste: Dr. Mimoza Shqefni

arkivi audio-vizual (departamenti i folklorit)

Audioteka: Arkiv me regjistrime zanore  nga krahinat shqiptare brenda dhe jashtë kufijve.

Videoteka: Arkiv me materiale të përbëra nga regjistrime të ekspeditave kërkimore, veprimtari dhe festivale folklorike.

Arkivist: z. Elvis Gorica

arkivi i folklorit (departamenti i folklorit)

Proza dhe poezia popullore: Përmban rreth 1.700.000 vargje, rreth 10.000 proverba, 9.000 faqe prozë (përralla, tregime, legjenda) dhe mbi 100 volume të studiuesve, me materiale të mbledhura në terren, si pjesë e kulturës gojore. Ka edhe një material të konsiderueshëm me përkthime që kanë të bëjnë me folklorin.

Arkiviste: Dr. Mimoza Shqefni

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL