Doktoratura

15 Gusht, 2011 Të pa-kategorizuara

Qendra e Studimeve Albanologjike hapi për herë të parë në vitin akademik 2009-2010, programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoraturë”, në këto fusha studimi:

  • Shkencat gjuhësore me koordinator shkencor Prof. Dr. Valter Memisha, 
  • Shkencat arkeologjike koordinator shkencor Prof. Dr. Luan Përzhita, 
  • Shkencat historike me koordinator shkencor Akademik. Beqir Meta, 
  • Shkencat etnologjike dhe folklor me koordinatore shkencore Prof. Dr. Miaser Dibra, 
  • Studime letrare me koordinatore shkencore Prof. Dr.Laura Smaqi, 
  • Historia e arteve shqiptare me koordinator shkencor Prof. Dr. Josif Papagjoni.  

 

Viti akademik 2009-2010 

Në programin e studimit “Shkencat gjuhësore” janë regjistruar 11 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 7 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, kurse 4 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 21 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 20 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 1 kandidat është në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat arkeologjike” janë regjistruar 6 kandidatë, prej të cilëve nga trojet shqiptare nuk ka asnjë kandidat, 2 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 3 kandidatë janë në proces, kurse 2 kandidat janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat historike” janë regjistruar 21 kandidatë, prej të cilëve nga trojet shqiptare janë 6 kandidatë, 10 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 7 kandidatë janë në proces, kurse 4 kandidatë janë të përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat etnologji-folklor” janë regjistruar 16 kandidatë, 6 janë nga trojet shqiptare, 10 e kanë mbrojtur tezën, në proces është vetëm 1 kandidat, kurse 5 kandidatë janë përjashtuar. 

 

Viti akademik 2010 -2011 

Në programin e studimit “Shkencat gjuhësore” janë regjistruar 14 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë kanë qenë me procedurë të përshpjetuar, 1 kandidat ka qenë nga trojet shqiptare, 10 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 5 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Shkencat e bibliotekave” janë të regjistruar 2 kandidatë me procedurë të përshpejtuar, të dy këta kandidatë e kanë mbrojtur tezën.

Në programin e studimit “Shkencat arkeologjike” janë regjistruar 10 kandidatë, prej të cilëve 1 kandidat është nga trojet shqiptare, 2 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 7 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat historike” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve nga trojet shqiptare janë 2 kandidatë, 6 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 8 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat etnologjike dhe folklor” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 11 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 3 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 7 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 8 kandidatë janë në proces. 

 

Viti akademik 2011-2012 

Në programin e studimit “Shkencat gjuhësore” janë regjistruar 16 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 7 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 8 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat arkeologjike” janë regjistruar 9 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 8 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat historike” janë regjistruar 19 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 2 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 13 kandidatë janë në proces, kurse 4 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Shkencat etnologjike dhe folklor” janë regjistruar 25 kandidatë, prej të cilëve 3 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 6 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 19 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 25 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 6 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 18 kandidatë janë në proces, kurse 1 kandidat është i përjashtuar.

Në programin e studimit “Historia e arteve shqiptare” janë regjistruar 10 kandidatë, prej të cilëve 1 kandidat është nga trojet shqiptare, 3 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, nga këta 1 kandidat është me procedurë të përshpejtuar, 7 kandidatë janë në proces. 

 

Viti akademik 2012-2013 

Në programin e studimit “Shkencat gjuhësore” janë regjistruar 17 kandidatë, prej të cilëve 3 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 5 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 12 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Shkencat arkeologjike” janë regjistruar 8 kandidatë, prej të cilave 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, asnjë prej tyre nuk e ka mbrojtur tezën.

Në programin e studimit “Shkencat historike” janë regjistruar 19 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 3 kandidatë kanë mbrojtur tezën, 16 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit Shkencat “Etnologjike dhe folklor” janë regjistruar 20 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë janë nga trojet, 20 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 14 kandidatë, prej të cilëve 3 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 1 kandidat e ka mbrojtur tezën, 13 kandidatë janë në proces.

Në programin e studimit “Historia e arteve shqiptare” janë regjistruar 18 kandidatë, prej të cilave 7 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 2 kandidatë e kanë mbrojtur tezën, 16 kandidatë janë në proces.

 

SHËNIM: NGA VITI AKADEMIK 2009-2010 DERI NË VITIN AKADEMIK 2012-2013 KEMI PATUR TË REGJISTRUAR GJITHSEJ 346 STUDENTË, NGA TË CILËT KANË MBROJTUR TEZËN 120, 26 NGA TROJET SHQIPTARE JASHTË, KURSE NË PROCES JANË 205.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL