Flamuri i Kongresit të Lushnjes

7 Qershor, 2012 Fondet arkeologjike

Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, u krijua edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili përfshiu në strukturat e veta edhe fondin etnografik dhe si pjesë e inventarit të këtij fondi, edhe flamurin në fjalë. Me ndryshimet organizative, sot flamuri ruhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në fondin etnografik të saj. Si është gjendja e tij e ruajtjes? Flamuri nuk ruhet në gjendje të mirë. Ai ka dëmtime dhe grisje, të shkaktuara nga dekompozimi i pëlhurës. Diҫka edhe mungon. Është tepër delikat. Që të trashëgohet si një simbol i një ngjarjeje shumë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, ai duhet restauruar. Aktualisht ndodhemi në përpunimin e mendimit të ndërhyrjes konservuese. Me daten 21 Janar 2012 flamuri do te ekspozohet ne Lushnje.

Faqe / Page: 12
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL