Nxënësit e Arteve Figurative të Liceut të Tiranës “Jordan Misja” morën pjesë sot në leksionin me temë “Historiku i disa prej ndërtimeve më përfaqësuese të Tiranës gjatë shekullit të 20-të”, leksion i mbajtur nga Dr. Melsi Labi, kërkues shkencor pranë Institutit të Arkeologjisë (ASA).
Tema prekte disa pika kyçe mbi historinë, arkitekturën dhe funksionin që këto objekte kanë pasur gjatë shekullit që lamë pas. Nëpërmjet interaktivitetit teknologjik, materialeve arkivore fotografike e filmike, nxënësve iu ofrua një informacion i bollshëm shkencor për këtë aspekt të qytetit të Tiranës. Me këtë takim përfundon programi 1-vjeçar për edukimin në fushën e trashëgimisë kulturore të Tiranës, që Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, inicioi në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike.
Ky projekt, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian i Rinisë, ka qënë një bashkëpunim i suksesshëm me pjesëmarrje të lartë maturantësh e mësuesish që e kanë vlerësuar si një program me interes për edukimin e brezit të ri me çështje të trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale.