“Storie Nostrum” në Shqipëri

29 Mars, 2022 Njoftime
A dëgjoni zëra? Zëra të zakonshëm nga 2500 vjet më parë?
Këto janë podkastet e “Storie Nostrum”, një eksperiment i paprecedentë për historinë publike, që prezantohen nesër, më 30 mars 2022, ora 20:00- 22:00 në École Normale Supérieure, Paris.
Projekti “Storie Nostrum” propozon të prodhojë një seri podkastesh prej rreth 7 minutash që tregojnë jetën e zakonshme të banorëve në brigjet e Mesdheut 2500 vjet më parë. Është një mundësi që formati i podcast-it e sjell në mënyrën më kreative të mundshme, ku materiali zanor ka po aq rëndësi sa narracioni. Prodhimi i këtyre podkasteve ka bërë bashkë arkeologë, shkrimtarë, artistë sonorë, muzikologë, specialistë të studimeve të zërit. Ato i drejtohen një audience shumë të gjerë, të aksesueshme me një smartphone të thjeshtë si dhe një terminal audio në një muze ose në një vend arkeologjik, duke e nxitur audiencën të përfshihet dhe të jetë pjesëmarrëse.
Ky projekt nxjerr në pah trashëgiminë arkeologjike mesdhetare duke eksploruar rajone pak të njohura të Mesdheut të lashtë. Këtë vit janë prodhuar rreth dhjetë podkaste në territorin aktual të Shqipërisë me ekipet arkeologjike që ndërhyjnë në këtë terren.
Të ftuar:
– Gazmend Kapllani, shkrimtar, drejtor i Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul në Çikago
– Belisa Muka, Drejtoreshë e Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, bashkëdrejtuese e misionit Arkeologjik Franko-Shqiptar në Apoloni
– Christopher Goddard, CNRS, Drejtor i UMR 8546 AOROC
– Makis Solomos, Profesor i Muzikologjisë, Universiteti i Parisit 8 dhe studentët e Masterit “Krijimi i muzikës dhe zërit” të Universitetit të Parisit 8.
– Stéphane Verger, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeut Kombëtar Romak, bashkëdrejtor i misionit
arkeologjik franko-shqiptar i Apolonisë, laboratori AOROC
– Pierre Raynaud, nga Ambasada e Francës në Shqipëri, këshilltar për bashkëpunim dhe veprim kulturor
– Marie-Pierre Dausse, MCF në historinë greke, Universiteti i Parisit 8, koordinatore shkencore e projektit dhe Vincent Mespoulet, koordinator i përgjithshëm i projektit “Storie Nostrum” dhe president i shoqatës “Tregime të vërteta të Mesdheut”.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL