Librat si dhe njerëzit, kanë fatin e tyre

22 Nëntor, 2021 Njoftime
“Shqipëria ka përshkuar periudha të shumta luftërash e transformimesh politike, konkretisht periudhat e Romës, Bizantit, sllavëve dhe së fundi, turqve. Për rrjedhojë, një pjesë e thesarit topografik ka humbur: qytete të tëra janë shkatërruar plotësisht dhe janë zhytur në tisin e harresës, emrat e vendeve janë ndryshuar, gjë që solli pak nga pak edhe ndërprerjen e rrjedhës së historisë.”
 
 
Tahsin Jonusi pati një fat tragjik. Ai shkroi në jetë vetëm një libër, këtë libër “Topografia dhe rrjeta e rrugëvet të Shqipnis në kohët e vjetra” që ishte teza e tij e doktoratës në Universitetin “Leopoldina Fransiscea”, në Insbruk, më vitin 1932.
Kush ishte ky njeri dhe çfarë përfaqëson 90 vjet pas, vepra post mortem.
Për më shumë, Instituti i Arkeologjisë ju fton në takimin promovues ditën e mërkurë, dt. 24.11.2021, ora 17.30 në ambientet e Muzeut Arkeologjik, (IA/ASA).
 
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL