Gërmimet arkeologjike në Kishën e Shën Mërisë së Drishtit

2 Nëntor, 2021 Njoftime

Në kuadër të studimit “Drivastum – Drishti nga Antikiteti në Mesjetë”, gjatë muajit tetor 2021, u zhvilluan kërkime arkeologjike në Kishën e Shën Mërisë në kodrën e Muzhilës, nën drejtimin e arkeologut Dr. Paulin Pushimaj.

Ekspedita, e financuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ka për qëllim zbulimin, dokumentimin dhe konsolidimin e këtij monumenti. 

Në plan kisha ka formë drejtkëndëshe të zgjatur (21,80m x 8.50m), dhe përbëhet nga Portiku, Narteksi, Naosi, Presbiteri, Absida dhe një kapelë (me formë drejtkëndëshe 5.10m x 2.50m), në anën veriore të saj. Duke u nisur nga teknika e ndërtimit, konstatohet se muret e kishës u përkasin disa fazave ndërtimi.

Gjatë punimeve janë zbuluar enë të fragmentuara qeramike, pjesë të materialit ndërtimor (tulla, tjegulla, gozhdë hekuri), dhe disa varre me strukturë të thjeshtë me pak inventar të periudhës mesjetare.
Në përfundim të punimeve u bë mbulimi i strukturave me gjeotekstil me qëllim mbrojtjen e tyre.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL