Ekspedita shqiptaro-italiane (Instituti Arkeologjisë, Universiteti i Macerates) në Luginën e Drinosit

14 Tetor, 2021 Njoftime

Gjatë muajve shtator-tetor 2021, u zhvillua ekspedita shqiptaro-italiane (Instituti Arkeologjisë, Universiteti i Macerates Unimc / Università degli Studi di Macerata) në Luginën e Drinosit. Gërmimet u përqendruan në qytetin antik të Antigonesë, në zonën e Agorasë së qytetit, ku dolën në dritë struktura të reja, të lidhura ndoshta me aktivitete tregtare. Gjithashtu u kryen dhe kërkime gjeofizike në hapësira të ndryshme të qytetit, si edhe në qytetin antik të Hadrianopolisit.

Kërkime u kryen dhe në vendbanime të tjera të Luginës së Drinosit. Në kuadër të projektit u kryen dhe restaurime të monumenteve, si edhe një kurs trajnimi mbi restaurimin për studentët pjesëmarrës dhe punonjësit e DRTK Gjirokastër. Në ekspeditë krahas specialistëve të dy institucioneve përkatëse morën pjesë dhe studentë të Departamentit të Arkeologjisë (FHF) dhe të Universitetit të Maceratës. Punimet u kryen në bashkëpunim me DRTK Gjirokatstër dhe pushtetin lokal.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL