Gërmimet arkeologjike në Castrumin e Paleokastrës

4 Tetor, 2021 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë (ASA) po zhvillon gërmime arkeologjike në luginën e Drinos dhe përkatësisht në Castrumin e Paleokastrës, në bashkëpunim me Universitetin e Macerates, Itali dhe me Universitetin  “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Zhvillimet arkeologjike të këtij viti kanë qenë me rëndësi për historinë e këtij siti arkeologjik.

Rektori i ASA prof. dr. Luan Përzhita  dhe arkeologu i sitit Melsi Labi në bashkëpunim të ngushtë dhe me profesor R. Perna dhe arkeologët italianë, shprehen optimistë në drejtim të zbulimeve të reja e unikale,  nga ky sit arkeologjik në veçanti, por edhe nga gjithë hapësira e luginës së Drinos në përgjithësi.

Bashkëpunimi me institucionet e huaja të shkencës do të vazhdojë të intensifikohet edhe në të ardhmen në disa drejtime të ndryshme. Një vlerësim i madh shkon edhe për mbështetjen e organeve të qeverisjes qendrore e lokale si Ministria e Kulturës, Prefektura, Bashkia e qytetit, si edhe Ambasada Italiane, të cilat kanë kontribuuar në këtë operiacion delikat shkencor dhe vizionar për zhvillimin ekonomik të zonës, në zbatim të politikave qeveritare për zhvillimin e turizmit  kulturor dhe zgjerimin e pasurimin e hartës shkencore arkeologjike të zonës e më gjerë.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL