Shtëpia e Arkeologëve në Apoloni

1 Korrik, 2021 Njoftime
Më datë 30 qershor 2021 u bë inagurimi i punimeve, që hapin siparin e një pakete rinovimesh të parashikuara për të përmirësuar gjendjen e ambienteve të Shtëpisë së Arkeologëve në Apoloni. Punimet u realizuan me mbështetjen e Republikës së Francës dhe financimi u akordua nga Ambasada e Francës në Tiranë. Në këtë ceremoni miqësore morën pjesë znj. Nina Guga, Zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Elisabeth Barsacq, Ambasadore e Francës në Shqipëri, znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës, përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, përfaqësues të Zyrës së Administrim Koordinimit të Parkut Arkeologjik, etj.
Shtëpia e Arkeologëve në Apoloni, e inaguruar në vitin 1996, mirëpret ekipe të ndryshme arkeologësh, me të cilët bashkëpunon Instituti i Arkeologjisë, studentë të Arkeologjisë nga universitetet tona dhe ato të huaja, që realizojnë kërkimet e tyre në Apoloni dhe në territorin përreth saj.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL