Webinari “Kërkimet arkeologjike italo-shqiptare: kërkim, ruajtje dhe zhvillim i qëndrueshëm

16 Nëntor, 2020 Njoftime

Arkeologjia është një nga komponentët thelbësorë të peizazhit kulturor të Shqipërisë dhe ruajtja e saj, së bashku me integrimin koherent dhe të vetëdijshëm në kuadër të politikave të zhvillimit të territorit, është një temë qendrore në politikat që mbështesin një rritje ekonomikoshoqërore të ekuilibruar. Modeli që misionet italo-shqiptare po eksperimentojnë si mbi metodat e dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike, ashtu edhe mbi integrimin e saj në kontekstin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm, në fakt është zhvilluar në një formë mjaft inovative dhe ky webinar synon të kthehet në një mundësi të rëndësishme diskutimi mes protagonistëve të politikave të transformimit të territorit. Webinari do t’u kushtohet metodologjive dhe përvojave për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe integrimit të saj në politikat e menaxhimit të Parqeve arkeologjike. Një fokus i veçantë do të drejtohet ndaj objektivave, metodave dhe rezultateve të programeve të restaurimit të iniciuara nga misionet italo-shqiptare si pjesë e aktiviteteve të tyre kërkimore dhe të nxjerrjes në pah. Në ciklin e kuruar nga drejtuesit e Misioneve, do të ndërhyjnë ata vetë por edhe bashkëpunëtorët e tyre, ekspertë italianë dhe shqiptarë, protagonistë dhe përgjegjës të aktiviteteve të kryera deri më sot, si edhe mësues e ekspertë të Universiteteve vendase. Do të përfshihen gjithashtu teknikë të Ministrisë së Trashëgimisë, Aktiviteteve Kulturore dhe Turizmit, në veçanti, të Institutit Qendror për Arkeologjinë (ICA), Institutit Qendror për Restaurimin (ICR) dhe Shkollës së Restaurimit të Ravenna-s. Do të njihen kredite (CFU) nga Universitetet italiane të përfshira si dhe do të lidhen marrëdhënie në mënyrë që cikli të njihet nga Universitetet kryesore shqiptare, duke iu referuar veçanërisht Universitetit të Tiranës dhe atij të Gjirokastrës, me të cilën tashmë ka bashkëpunime aktive të strukturuara. Realizimi i ciklit Webinar do të jetë një mundësi për të artikuluar dhe përforcuar bashkëpunimet si me sistemin e ruajtjes dhe nxjerrjes në pah në Itali ashtu, edhe me botën akademike vendore. Webinar është i ndarë dy pjesë të veçanta që do të prekin të njëjtat tema, duke i trajtuar në mënyra të ndryshme. Seminaret do të zhvillohen në distancë, të hënave nga ora 11-12. Këtu do të gjeni kalendarin e webinarit.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL