Në zbatim të vendimit Nr. 338, datë 31.05.2023 dhe vendimit Nr. 821, datë 28.12.2023 u ngritën pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë njësitë e përhershme të kërkim-studimit, si më poshtë vijon:
Rëndësi të posaçme në punën e instituteve dhe qendrave merr hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.
Me kompetencat shumëplanëshe të trupës së punonjësve kërkimorë shkencorë, institutet dhe qendrat afirmohen si aktorët e domosdoshëm në jetën shkencore e kulturore shqiptare dhe njëkohësisht si partnerët më të besueshëm për bashkëpunimet akademike e universitare.
Institutet dhe qendrat ofrojnë përvojën dhe shërbimin e tyre jo vetëm në realizimin e projekteve me interes shkencor e publik, por edhe në transferimin e dijeve.