Prof. Dr. Luan Përzhita

Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike

Shkarko CV

Prof. dr. Luan Përzhita mban aktualisht postin e rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Lindur në Kukës më 1956. Që prej vitit 1982 punon si arkeolog në fushën e Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në Institutin Arkeologjisë, Tiranë. Ka kryer disa studime dhe kërkime jashtë Shqipërisë si në Francë, Itali, Greqi etj. Ndër të tjera prof. dr. Luan Përzhita ka qenë:

  • Koordinator i Shkollës Doktorale të Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
  • Profesor i Arkeologjisë në Akademinë Studimeve Albanologjike në nivelin Master dhe Doktoraturë.
  • Profesor i Arkeologjisë Mesjetare të Ballkanit dhe i Arkeologjisë së Europës Juglindore në Universitetin e Prishtinës.
  • Profesor i ftuar për leksione mbi Arkeologjinë e Ballkanit nga Universiteti Sorbone IV.
  • Profesor i ftuar në Universitetin  Lion 2, Francë.
  • Profesor i ftuar në Universitetin e Barit etj.

Kontributet e deritanishme dhe interesat e tij shkencore janë të përqendruara në temat mbi periudhën e Antikitetit të Vonë në Provincën Dardane dhe atë të Epirit të Vjetër.

Ka lëvruar tema të tilla që lidhen me situatën e ndryshimeve dhe transformimeve urbane të provincave, procesin e kristianizimit, fortifikimet, si dhe ka kontribuuar për njohjen e tyre në shtypin ndërkombëtar. Ka kryer 70 ekspedita arkeologjike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Ka drejtuar gërmimet arkeologjike për periudhën antike të vonë në Shqipërinë Verilindore (vitet 1983-1991; 1999-2005). Gjatë viteve 1994-2007 është bashkëdrejtues i projektit të përbashkët shqiptaro-britanik në Diapor (Butrint). Gjatë viteve 2000-2008 ka drejtuar projektin “Kërkime Arkeologjike në Kosovë”, ndërsa në vitin 2008 ka drejtuar Projektin e Kalasë së Tetovës në Maqedoni. Po ashtu është drejtues i projektit Via Lissus-Naissus në Antikitetin e Vonë (Lezhë – Nish).

Ka botuar 12 monografi: me tematike nga kërkimet paleobizantine në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë.

Ka shkruar mbi 75 artikuj në revista shkencore të botuara në Shqipëri, SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Kosovë. Ka marrë pjesë në mbi 55 simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL