MISIONI YNË

ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë të botës shqiptare, ku krahas kërkimit në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj, rëndësi të posaçme marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.

CIKLET E STUDIMEVE

Master

QSA, sot Akademia e Studimeve Albanologjike, hapi programet e studimeve të ciklit të dytë për herë të parë në vitin akademik 2009-2010, i emërtuar MND (Master i Nivelit të Dytë), në këto fusha studimi:

  • Gjuhë shqipe me koordinator shkencor Prof. Dr. Valter Memisha,
  • Studime letrare me koordinatore shkencore Prof. Dr. Laura Smaqi,
  • Etnologji dhe folklor me koordinator shkencor Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi,
  • Arkeologji me koordinator shkencor Prof. Dr. Luan Përzhita,
  • Histori Moderne e Shqipërisë me koordinator shkencor Akademik. Beqir Meta.

Doktoratura

QSA, sot Akademia e Studimeve Albanologjike, hapi për herë të parë në vitin akademik 2009-2010, programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoraturë”, në këto fusha studimi:

  • Shkencat gjuhësore me koordinator shkencor Prof. Dr. Valter Memisha,
  • Shkencat arkeologjike koordinator shkencor Prof. Dr. Luan Përzhita,
  • Shkencat historike me koordinator shkencor Akademik. Beqir Meta,
  • Shkencat etnologjike dhe folklor me koordinator shkencor Prof. As. Dr. Nebi Bardhoshi,
  • Studime letrare me koordinatore shkencore Prof. Dr.Laura Smaqi,
  • Historia e arteve shqiptare me koordinator shkencor Prof. Dr. Josif Papagjoni.

STUDENTËT

Në ciklin e studimeve Master, nga viti akademik 2009-2010 deri në vitin akademik 2013-2014 janë regjistruar gjithsej 245 studentë. 140 studentë e kanë mbrojtur mikrotezën, nga të cilët 20 janë nga trojet Shqiptare, ndërsa 70 studentë janë në proces.

Në ciklin e studimeve të Doktoraturës, nga viti akademik 2009-2010 deri në vitin akademik 2012-2013 janë regjistruar gjithsej 346 studentë, nga të cilët kanë mbrojtur tezën 120, 26 nga trojet Shqiptare jashtë, ndërsa në proces janë 205.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL