Veprimtaria Shkencore

Pasqyra më lart pasqyron punën e realizuar në vitin 2016 nga të katër institutet e QSA-së dhe punën që planifikohet të realizohet prej tyre deri në fund të vitit 2017.

Për Institutin e Arkeologjisë (IA) theksojmë se ky institut, në bashkëpunim me institute homologe nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Zvicra, Polonia etj., realizon në territorin e Shqipërisë 32 projekte ndërkombëtare.

Të gjithë kërkuesit e këtij instituti me tituj dhe grada shkencore, duke filluar që nga Dr. deri Prof. Dr. janë me përvoja të mobilitetit ndërkombëtar.

Për Institutin e Historisë (IH) theksojmë se në periudhën 2009-2015 ka organizuar rreth 63 aktivitete (përkthime, recenza, projekte kombëtare, ndërkombëtare).

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL