Njoftim

30 Qershor, 2023 Njoftime
Në bazë të Nenit 16 të Statutit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, në dt. 30 qershor 2023, u bë mbledhja e jashtëzakonshme e Senatit Akademik. Ai konfirmoi funksionimin normal të të gjithë njësive kryesore të ASA-s, të vetë Senatit Akademik, si dhe të zëvendësrektorit, si përfaqësuesi më i lartë i ASA-s, në këto momente.
Gjithashtu, Senati diskutoi dhe për problematika të tjera për mbarëvajtjen e punës së institucionit, duke vënë theksin në ndjekjen nga afër dhe me përgjegjshmëri të zbatimit të planeve të punës shkencore të miratuara në fillim të vitit kalendarik prej instituteve në përbërje të tij.
2017 © AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL