Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike diskutoi dhe përcaktoi sot agjendën për mbarëvajtjen e projekteve dhe sfidave që janë në proces. Përfaqësuesit e instituteve të ASA-s, nën drejtimin e rektorit Luan Përzhita, patën në fokus, së pari, organizimin e “Ditët e Albanologjisë”, aktiviteti kryesor vjetor që do të mbahet javën e fundit të nëntorit. Por Instituti i Arkeologjisë iu paraprin më herët, më 24 tetor, me organizimin e ditëve të Festivalit Europian të Arkeologjisë.
Në rend të dytë të diskutimeve ishte miratimi i projektit kërkimor-shkencor, i paraqitur nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, “Atlasi urban: Tirana, Kamza, Durrësi”, i miratuar më parë nga Këshilli Shkencor i IAKSA-s.
Një tjetër pikë ishte vendimi për të filluar aplikimet për programet Master. Dhe në rend të fundit, por jo për nga rëndësia, u la procesi i akredimit institucional, që do të vazhdojë të marrë kohë dhe angazhim nga Senati.
Për secilin nga vendimet do t’ju njohim më hollësisht hap pas hapi, në ditët e ardhshme.