Sot, më datë 04.06.2021, në zyrën e rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik prof. dr. Marenglen Verli u organizua një takim i përzemërt me Ambasadorin e Republikës Austriake në Tiranë, z. Christian Steiner. Ambasadorit iu bë e njohur veprimtaria e instituteve të ASA-së, studimet dhe botimet e viteve të fundit si dhe projektet në vazhdim. Në bisedë u trajtuan edhe raportet e veçanta të Austrisë (dikur Austro-Hungarisë) me Shqipërinë në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare. Duke falënderuar për pritjen, Ambasadori Steiner shprehu kënaqësinë për këtë takim, të cilin e vlerësoi të frytshëm, si dhe ofroi angazhimin e tij për organizimin e veprimtarive të përbashkëta midis studiuesve austriakë dhe atyre të ASA-së, që propozoi të fillojnë në muajin shtator të këtij viti.