Takimi midis rektorit të ASA-së, akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. Diana Kastrati, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

22 Prill, 2021 QSA

Në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike u zhvillua një takim i përzemërt  midis rektorit të ASA-së, akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. Diana Kastrati, e cila  shoqërohej nga dr. Silvana Nini dhe zj. Klevina Zhuri. Midis dy institucioneve ekziston prej gati një viti Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili është konkretizuar me shkëmbimin e botimeve dhe një botim me kontribut të përbashkët. ASA-ja ka dërguar deri tani në bibliotekën e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët 141 tituj (monografi, përmbledhje me studime, përmbledhje me dokumente, periodikë, albume etj.) të botimeve të viteve të fundit.  Gjatë këtij takimi, delegacioni i QSPA-së dhuroi për bibliotekën e ASA-së 4 botimet e vitit të parë të funksionimit të saj. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi fushat e bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy institucioneve.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL