Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga ministria, znj. Elva Margariti, nënshkruan gjatë ditës së sotme një “Marrëveshje bashkëpunimi”, e cila ka si qëllim ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin, administrimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Ministria Margariti theksoi se: “Akademia e Studimeve Albanologjike, është një institucion i rëndësishëm për ruajtjen, studimin dhe përçimin e vlerave më të mira identitare; për hedhjen dritë në historinë e kombit shqiptar; për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Jam e bindur që së bashku do të realizojmë projekte, që do t’i shërbejnë së ardhmes.
Me Rektorin e ASA, z. Marenglen Verli diskutuam mbi shumë pikëtakime ndërinstitucionale, të cilat nuk do t’i çojmë përpara vetëm me një firmë në letër.”