Konferenca Shkencore kombëtare “Lufta kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”

3 Shtator, 2020 Njoftime
Në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe posaçërisht Instituti i Historisë, kanë qenë nismëtarë për organizimin e veprimtarive shkencore e njëherësh përkjutimore për këto dy ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në datën 2 shtator 2020, në kuadër të veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, u zhvillua në teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës, Konferenca Shkencore kombëtare “Lufta kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.
Studiuesit tanë u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
Akad. prof. dr. Marenglen Verli, Rektor i ASA-së, paraqiti kumtesën me titull: “Preludi i Luftës së Vlorës – tre muaj të sfidave të mëdha”.
 
 
Akad. prof. dr. Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Impakti i Luftës së Vlorës në zhvillimet e brendshme në Shqipëri”.
 
 
Me rastin e organizimit të konferencës kushtuar Luftës së Vlorës, akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe akademik prof. dr. Beqir Meta përveç mbajtjes së kumtesave, ishin edhe redaktorë të vëllimit me titull “Lufta Kombëtare e Vlorës Rilindja e Pavarësisë”, që përmblodhi aktet kryesore të konferencës.
 
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL