Ditët e Albanologjisë 2019

27 Dhjetor, 2019 Njoftime

Në datën 23 dhjetor, Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi Edicionin e X të veprimtarisë së përvitshme “Ditët e Albanologjisë”. Gjatë kësaj veprimtarie që u zhvillua në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, u bë prezantimi i botimeve të realizuara gjatë vitit 2019 nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë si edhe Qendra e Botimeve Enciklopedike. Fjalën e hapjes së vepritmarive e mbajti rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik prof. dr. Marenglen Verli.Botimet e paraqitura në këtë veprimtari ishin:
“Studime filologjike, 1-2/2017/ 3-4/2017”, u paraqit nga prof. dr. Anila Omari.
“Leximi leksikografik i veprës “Shënime nga shkolla e partisë” të Daut Gumenit”, me autor prof. dr. Valter Memisha, u paraqit nga prof. dr. Tomorr Plangarica.“Pikësimi në gjuhën shqipe (Aktet e konferencës)”, u paraqit nga prof. asoc. dr. Adelina Çerpja.“Psikolinguistika” me autore prof. asoc. dr. Enkeleida Kapia, u paraqit nga prof. dr. Rami Memushaj.
“Vlera të rishfaqura”, me autor prof. dr. Tomorr Plangarica, u paraqit nga prof. asoc. dr. Teuta Toska.
“Studime letrare në proces: teza, projekte, ide dhe rezultate, III dhe IV (aktet e koncerencës)”, u paraqitën nga prof. dr. Laura Smaqi.
“Kërkime gjuhësore, VII (Aktet e konferencës), u paraqit nga prof.dr. Valter Memisha.“Fjalor i termave të shkencës së bibliotekave”, me autore dr. Nermin Basha dhe L. Buza, u paraqit nga prof. asoc. dr. Juljana Kume.
“Studime për fjalën shqipe, 4 (Përmbledhje artikujsh)”, me autor prof. dr. Valter Memisha, u paraqit nga prof. asoc. dr. Enkeleida kapia.
“Bibliografia e revistës “Studime filologjike”, u paraqit nga prof. dr. Valter Memisha.

“Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, Vëllimi II, u paraqit nga akademik prof. dr. Beqir Meta.“Studime historike 3-4/2018, 1-2/2019”, u paraqitën nga dr. Sali Kadria.
“Republika shqiptare 1925-1928”, me autore prof. dr. Fatmira Musaj, u paraqit nga vetë autorja.
“Shqipëria, kisha katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX-1939)”, me autor dr. Hasan Bello u paraqit nga vetë autori.
“Nga ballkani në Mesdhe, shqiptarët prej Mesjetës në agimin e kohës së re”, me autor dr. Ardian Muhaj, u paraqit nga vetë autori.
“Defteri i hollësishëm për zonat e Dibrës i vitit 1467”, u përgatit për botim dhe u paraqit nga dr. Eduart Caka.
“DOKUMENTE PËR HISTORINË E SHQIPËRISË TË SHEK. XV, (1406-1410), Vëllimi II, pjesa 1 dhe 2”, u paraqitën nga prof. asoc. dr. Edmond Malaj
“Shqipëria Mesjetare në toponomastikë dhe onomastikë”, me autor Kol Lukën, u paraqit nga prof. dr. Aurel Plasari.“ Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (Nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)”, përmbledhje studimesh i autores prof. dr. Lucia Nadin, i sjellë në gjuhën shqipe nga prof. asoc. dr. Evalda Paci u paraqit pranë kësaj të fundit.
“Shqipëria në dokumentet austro-hungareze, (1914), Vëllimi I-V”, i përgatitur për botim nga akademik prof. dr. Marenglen Verli, akademik prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Luan Malltezi dhe prof. dr. Enriketa Kambo, u paraqitën nga akademik. prof. dr. Marenglen Verli.
“Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912)”, përgatitur nga dr. Paulin Marku, u paraqit nga ky i fundit.“Indoktrinimi komunist, përmes kulturës, letërsisë dhe artit, (Dokumente arkivore) 1969-1973, Vëllimi II”, i përgatitur nga akademik prof. dr. Beqir Meta, prof. asoc. Afrim Krasniqi, dr. Hasan Bello, u paraqit nga prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi.“Shqiptarët gjatë luftës së dytë botërore, arkivat kombëtare britanike”, i përgatitur nga prof. dr. Hamit Kaba dhe prof. asoc. Dr. Sabit Syla, u paraqit nga prof. dr. Hamit Kaba.“L’ILLYRIE MÉRIDIONALE ET L’ÉPIRE DANS L’ANTIQUITÉ, -IV- Volume I-III” u paraqit nga dr. Altin Skënderaj.
“Thesare me monedha antike të gjetura në Shqipëri (SHEK. V-I P.KR)”, i autores Shpresa Gjongecaj u paraqit nga vetë autorja.
“Varreza e periudhës romake në Durrës, Gërmim i vitit 2012”, i përgatitur për botim nga Rudina Zoto dhe prof. dr. Luan Përzhita, u paraqit nga prof. asoc. dr. Belisa Muka.“Vula latine amforash në Shqipëri, shekujt III-I pr. Kr”, me autor prof. dr. Bashkim Lahin, u paraqit nga prof. asoc. dr. Eduart Shehi.
“KULTURA TUMULARE ILIRE E SHQIPËRISË JUGPERËNDIMORE” me autor N. Bodinaku, u paraqit nga prof. dr. Ilir Gjipali.
“ILIRIA, XLII, 2018”, u paraqit nga prof. dr. Gëzim Hoxha.
“ Veshje popullore shqiptare në Kosovë”, me autorë prof. dr. Afërdita Onuzi dhe Ukë Xhema, u paraqit nga prof. dr. Afërdita Onuzi.“Etnografi në diktaturë, Dija, Shteti dhe Holokausti ynë”, i autorëve Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj u paraqit nga vetë autorët.“Antropologji, Volume 2, nr. 1/ 2019”, u paraqit nga dr. Mikaela Minga.Gjithashtu në këtë veprimtari u realizua edhe prezantimi i veprave të bashkëpunëtorëve të ASA. Veprat e prezantuara ishin:
“The csce and the end of the cold war, Diplomacy, Societies and human rights, 1972-1990”, u paraqit nga prof. dr. Hamit Kaba.
“The end of communist rule in Albania, Political Change and The Role of The Student Movement”, u paraqit nga prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi.
“DINLER KAVȘAĞINDA: PAVLUS HIRISTIYANLIĞI’NIN KAYNAĞI ÜZERINDE BIR ARAȘTIRMA”, me autor dr. Eduart Cakën, u paraqit nga vetë autori.
“Hasan Jakup Ferri-një jetë për atdhe”, i autorit prof. dr. Ramiz Abdyli, u paraqit nga akademik. prof. dr. Marenglen Verli .
“Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli, u paraqit nga prof. dr. Hamit Kaba.
“Arianitët në Librazhd”, përmbledhje aktesh të konferencës me të njëjtin titull, u paraqit nga prof. dr. Adem Bunguri.
“Roli i parasë gjatë luftërave. Konferenca e Dytë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë”, përmbledhje aktesh të konferencës me të njëjtin titull, u paraqit nga dr. Altin Tanku.
“Ballafaqime historike për çlirim e bashkim kombëtar”, i autorit dr. Jakup Krasniqi, u paraqit nga vetë autori.“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”, u paraqit nga prof. asoc. dr. Gjon Berisha.
“Kosova në arkivat e shtetit shqiptar 1950-1969, Dokumente”, përgatitur nga prof. asoc. dr. Sabit Syla, dr. Jakup Krasniqi dhe dr. Nuri Bexheti, u paraqit nga prof. asoc. dr. Sabit SYLA.
“Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut”, u paraqit nga prof. asoc. dr. Gjon BERISHA
“Dokumente diplomatike të qeverisë shqiptare për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, u paraqit nga prof. asoc. dr. Sabit SYLA
“Kosova gjatë luftës së parë botërore 1914-1918”, i autorit dr. Fitim Rifati u paraqit nga prof. asoc. dr. Sabit Syla.“Shpërngulja e shqiptarëve në republikën e Turqisë 1922-1941, Përmbledhje dokumentesh”, u përgatit dhe u paraqit nga dr. Qerim Lita.“Gjenocidi serb në rajonin e Pejës (mars-qershor 1999)” i autores prof. asoc. dr. Teuta Shala Peli, u paraqit nga vetë autorja.“Letërsia bashkëkohore arbëreshe”, i autorit dr. Bardhosh Gaçe, u paraqit nga Behar Gjoka.

Në përfundim të veprimtarive u bë dhe shpërndarja e “Çmimit të Albanologjisë”, për katër autorët e vlerësuar, nga botimet e viteve 2017-2019. U vlerësuan me cmim:
Prof. dr. Fatmira Musaj për monografinë “Republika Shqiptare 1925-1928”, me motivacionin: “Studim autentik, me interes shkencor dhe publik për një periudhë me sfida të panumërta për historinë e shtetit shqiptar. Mbështetur në regjistrime arkivore relevante, në literaturë të pasur, e shkruar në kulturë, monografia “Republika Shqiptare, 1925-1928” sjell e risjell në vëmendje procese e figura historike, duke hequr pluhurin e harresës. Ajo u jep atyre dimensione reale, ashtu sic e kërkon kodi i shenjtë i së vërtetës historike, të cilën profesore Fatmira Musaj e ka respektuar maksimalisht”.Prof. dr. Shpresa Gjongecaj-Vangjeli për monografinë “Tresors de Monnaies antiques trouvees en Albanie”, me motivacionin “Një nivel i lartë profesional në pasqyrimin bashkëkohor të studimeve monetare. Për kontributet ndërkombëtare në fushën e Antikitetit”.Prof. asoc. dr. Merita Sauku-Bruci për veprën “Franqisk Anton Santori, Emira, Rrugëtimi i tekstit letrar dhe botim kritik i varianteve dorëshkrim në arbërishte”, me motivacionin: “Vlerësuar si punim i spikatur në fushën e studimeve gjuhësore e letrare, për vitet 2017-2018.”Prof. dr. Afërdita Onuzi për albumin “Veshje Popullore shqiptare, Vëllimi 4”, me motivacionin: “Për kontribut të cmuar në lëmin e etnologjisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve”.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL