Në datën 17 dhjetor 2019, në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse u organizua ceremonia e përvitshme e 15 në radhë e shpërndarjes vjetore së çmimeve “Kult”, për fushat më përfaqësuese të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare. Ndër botimet e ASA-së të nominuarit sipas kategorive ishin: për çmimin “Libri Albanologjik i vitit”, Nebi Bardhoshi dhe Olsi lelaj me monografinë “Etnografi në diktaturë: Dija, Shteti dhe Holokausti Ynë”,
Pranvera Bogdani me monografinë “Balshajt”.
Në kategorinë “Libri artistik i vitit” ishte Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”.
Çmimin “Kult” për “Librin Albanologjik” e fitoi Pranvera Bogdani me botimin e sipërpërmendur. Në të njëjtën fushë u nderua me çmimin special botimi “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut” i sjellë në gjuhën shqipe nga prof. asoc. dr. Evalda Paci, i bashkëpunëtores së institucionit tonë prof. dr. Lucia Nadin (nga Italia).
Të dy botimet fituese ishin pjesë e kolanës prej 15 botimesh kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.