Ashtu siç është tashmë traditë, edhe këtë vit, Akademia e Studimeve Albanologjike mori pjesë në Panairin e 22-të të Librit të organizuar në Tiranë në datat 13 – 17 nëntor 2019.
Listës së gjatë të titujve të monografive dhe botimeve shkencore nga fushat e albanologjisë, të cilat tashmë janë pjesë e fondit të ASA-së iu shtuan dhe prurjet më të reja, ato që i përkasin vitit të fundit. Gjithashtu fondit albanologjik pritet që t’i shtohen gjatë muajit dhjetor dhe botime të reja, prezantimi i të cilave do të bëhet gjatë aktivitetit të përvitshëm të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, “Ditët e Albanologjisë”.