Ekspozita “Tingulli, imazhi dhe teknologjia”

25 Tetor, 2019 Njoftime

Në kuadër të 27 tetorit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale, Departamenti i Folklorit, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit solli ekspozitën “Tingulli, imazhi dhe teknologjia”. Nëpërmjet kësaj ekspozite, u njohëm me disa prej instrumenteve dhe teknologjive që, ndër vite, u kanë mundësuar etnomuzikologëve, etnologëve dhe folkloristëve të regjistrojnë në zë dhe figurë praktikat dhe kulturën ekspresive të Shqipërisë dhe komuniteteve shqipfolëse jashtë saj.


Në fokus u vendosën teknologjitë, jo thjesht si artefakte mekanike, por më shumë si bartëse të një lidhjeje komplekse me jetën njerëzore; bartëse të proceseve të përsëritshme sociale, kulturore dhe materiale, të kristalizuara në mekanizma të caktuar. Kjo është arsyeja pse kjo ekspozitë iu kushtua Mexhit Daiut, muzikant, mbledhës dhe transkriptues i muzikës tradicionale, ndër të parët që u angazhua pranë Institutit të Folklorit (sot IAKSA).

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL