Nderohet me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviç”, Akademikun Rexhep Qosja

14 Tetor, 2019 Njoftime

Më 10 tetor 2019, Kolegji “ILRIA”, Prishtinë, nderoi me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviç”, Akademikun Rexhep Qosja. Në këtë veprimtari shumë të rëndësishme shkencore morën pjesë personalitete të shquara të jetës shkencore në Kosovë e më gjerë: përfaqësues të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA) Tiranë, përfaqësues të Institutit Albanologjik të Prishtinës, përfaqësues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfaqësues të Universitetit të Shkupit etj., si dhe të ftuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Kosovë.

Veprimtarinë e përshëndeti prof. dr. Mixhait Reçi, President i Kolegjit ILIRIA si dhe Sekretari të parë i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, z. Zllatko Vnuçec.

Prof. dr. Isak Shema, Rektor i Kolegjit “ILIRIA”, paraqiti Vendimin e Jurisë për dhënien e çmimit shkencor akademikut tonë të shquar.

Më tej referuan prof. dr. Agim Vinca, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe prof. dr. Valter Memisha, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ASA, Tiranë.

Në fund, Akademiku Rexhep Qosja lexoi një Fjalë falënderuese, e cila në vetvete ishte edhe një analizë e punës së bërë në Albanologji dhe më gjerë si dhe një program pune për çka duhet të bëhet sot dhe në të ardhmen në këtë drejtim.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL