Mbështetur ne ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 13, pika 1, dhe neni 17, pikat 1-3, si dhe në Statutin e QSA, neni 11, pika 1/ç, neni 15, pika5, dhe nenet 31-33, në mbledhjen e tij të datës 30.05.2012 Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike mori këtë
VENDIM
Ngritja e Këshillit të Etikës, i cili përbëhet nga këta anëtarë:
a. Luan Përzhita, Kryetar i Këshillit të Etikës ( Instituti i Arkeologjisë )
b. Thanas Feka, anëtar (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)
c. Nebi Bardhoshi, anëtar, relator shkencor (Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit)
d. Fatmira Musai, anëtare, relator shkencor (Instituti i Historisë)
e. Merita Bruci, anëtare, relator shkencor (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)